Prej më shumë se dy orësh, Asambleja e Këshillit të Evropës po diskuton mbi raportin e paraqitur nga deputetja greke Dora Bakojanis, pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Vetë Bakojanis tha se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara për të qenë anëtare e KiE-s. Deputetja serbe, Biljan Pantiç e cilësoi si hipokrite për qëndrim e mbajtur nga Bakojanis, pasi sipas saj qeveria Kurti po dhunon serbët, duke mos i plotësuar drejtat e tyre.

Ndërsa votë kundër u paralajmërua nga deputetë të Malit të Zi. Shumica e grupeve parlamentare si konservatorët, socialdemokratët dhe liberalët u shprehën pro anëtarësimit të Kosovës në këtë organizëm.

Për miratimin e raportit kërkohet vota e 2/3 e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Nëse kalohet me sukses, vendimi përfundimtar i takon Këshillit të Ministrave.


Bakoyannis: Kosova i plotëson kriteret, jam sulmuar nga shtetet anëtare që nuk e njohin Kosovën

Deputetja greke, Dora Bakojanis e cila paraqiti raportin në Asamblenë e Këshillit të Evropës pro anëtarësimit të Kosovës tha në fjalën e saj se ka pasur sulme nga shtetet që nuk e njohin Kosovën si shtet të pavarur. Ajo tha se në raport nuk i kërkohet qëndrimi për faktin që Kosova është shtet i pavarur. Sipas saj, Kosova i plotëson kriteret për të qenë anëtare e Këshillit të Evropës.

Dora Bakoyannis: Që nga publikimi i raportit kam pasur kritika e sulme personale. Këto komente agresive janë lëshuar nga përfaqësues të shteteve anëtare që nuk e njohin Kosovën. Kundërshtimet e tyre nuk kanë bëjnë aspak me kriteret e anëtarësimit. Ata kundërshtojnë vetëm idenë e shtetit të Kosovës, por raporti nuk mban qëndrime sa i përket shtetësisë.

Tv Klan