Festivali South Outdoor ka rigjallëruar fshatin turistik të Borshit. Mijëra qytetarë u bashkuan në edicionin e 5 të këtij festivali që këtë vit zgjat 5 ditë.

Vizitorë vendas dhe turistë të huaj mbushën të gjitha vendet ndërsa shijuan muzikën e grupeve të ndryshme. Festivali bëri bashkë persona të grupmoshave të ndryshme, nga fëmijët deri te të moshuarit.

Jo vetëm muzikë, ky festival sjell edhe sporte të ndryshme dhe aktivitete të tjera kulturore.

Për kryetarin e Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, pjesëmarrja në këtë aktivitet është tregues se ky sezon veror do të jetë i mbarë.

Në festivalin e këtij viti, veç Bashkisë së Himarës janë përfshirë në aktivitete edhe Bashkia e Sarandës dhe ajo e Vlorës, ndërsa kjo është hera e tretë që South Outdoor organizohet në Borsh.

Klan News