Spalletti dhe lojtarët kanë patur një debat të ashpër një ditë pas eliminimit nga Euro 2024. Një përballje që solli përplasjen mes dy pozicioneve që duken të papajtueshme.

Skuadra kërkon më shumë siguri për mënyrën e lojës, ndërsa Spalletti donte ta niste menjëherë me idetë e tij, pavarësisht mundësive të pakta për t’u thelluar në konceptet taktike, siç e pranoi edhe vetë.

Ajo që i mungonte kombëtares, përveç një loje fluide dhe efektive, ishte vendosmëria, e parë vetëm në fitoren me Shqipërinë dhe në barazimin me Kroacinë.

Për më tepër, skuadra nuk kishte lojtarë me peshë si senatorët Giorgio Chiellini dhe Leonardo Bonucci, dy shtyllat të rëndësishme në vitet e fundit.

Futbollistët kanë patur kritika edhe për përgatitjen fizike duke e cilësuar atë si jo shumë intensive. Edhe grumbullimi i disa lojtarëve jashtë forme ishte faktor që mes Spalletti dhe lojtarëve nuk pati kurrë marrëdhënie të mira.

Ndyshimi i rreshtimit nga ndeshja me Shqipërinë dhe Spanjën në atë me Kroacinë si dhe ndryshimi i papritur i titullarëve pa dhënë më parë një sinjal të rëndësishëm në stërvitje.

Futbollistët e Italisë kanë krijuar përshtypjen se trajneri ka kategorizuar futbollistët duke mos i trajtuar të gjithë njësoj dhe sipas meritave për paraqitjet në ndeshje apo impenjimit në stërvitje.

Për të ndihmuar Spallettin që të rindërtojë marrëdhëniet me lojtarët si dhe në rimëkëmbjen e skuadrës me objektiv kualifikimin në Botëror, Presidenti i Federatës Italiane Gabriele Gravina ka kërkuar ndihmë nga disa përfaqësues të klubeve të Serisë A, të cilët do të mblidhen në një lloj komisioni që do të ketë për detyrë të afrojë kombëtaren me ekipet e kampionatit.

Tv Klan