Lajme Arkiva 2003

Spartak Ngjela: Kemi arritur në ditën e 8. Dje i kam dërguar një letër Presidentit të Republikës në të cilën i kam thënë kushtet, kurse sot ju njoftoj se nga ky shesh i kërkoj Presidentit të Republikës ti drejtohet parlamentit për shkarkimin e gjithë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Të fillojë procedurat në parlament për shkarkimin e tyre sa më shpejtë të jetë e mundur dhe ne ti drejtohemi parlamentit, të rrethojmë parlamentin me protestë deri sa ai të shkarkojë të 7 komisionarët të cilët nuk po e bëjnë detyrën e tyre, 5 prej të cilëve duhet ti drejtohen gjyqit. Prandaj unë mendoj se ka ardhur koha të mendojmë normalisht dhe seriozisht për çështjen. Pse, se mesa duket këta nuk duan që ti rregullojnë listat e zgjedhësve. Nuk do ta arrijnë dot! Ne do vazhdojmë  protestat nesër në 12:00 prapë, por ka mundësi që nesër të fillojë procedua që ju thash unë. Presidentit i kërkoj menjëherë nga ky tubim, o ti pezulloj vetë, o ti drejtohet parlamentit për shkarkimin e këtij Komisioni Qendror Zgjedhjesh, i cili po e çon Shqipërinë në krizën më të madhe që ka parë ndonjëherë. Nga ana tjetër më lejon t’ju kujtoj se në rast se kemi forcë të vazhdojmë për të zgjidhur njëherë e mirë të gjitha padrejtësitë që na janë bërë. Kemi fituar tre herë zgjedhjet, tre herë na kanë manipuluar listat. Që nga ky moment un ë besoj se ka ardhur koha ta zgjidhim njëherë e mirë këtë çështje, se mesa duket ne jemi njerëz të butë që pranojmë gjithçka, që pranojmë nënshtrimin, këtë do e provojmë sot, domethënë do e provojmë në këtë kohë nëse jemi të nënshtruar apo jo. Unë mendoj se nuk jemi të nënshtruar. Unë mendoj se kemi forcë për ti rikthyer Shqipërisë votën e lirë, prandaj jam këtu me ju, do jem çdo ditë me ju dhe i kujtoj të gjithë lidershipit qeverisës që do acarohen dhe më tepër revoltat dhe protestat deri sa ju të kuptoni që të respektoni ligjin dhe kushtetutën. Në të njëjtën kohë i kërkoj Presidentit të Republikës të kujtohet se ka ardhur me konsensus, e kemi propozuar ne dhe të bëjë detyrën kushtetuese për garancinë e kushtetutës, eliminimin e këtij komisioni që po kthehet në varr të shqiptarëve. Duke ju falënderuar edhe njëherë për pjesëmarrjen më lejoni t’ju them se nesër në 12 të  mblidhemi sërish në shesh për të protestuar kundër këtyre, duke parë se çfarë do bëhet në lidhje me kërkesat që kam shtruar sot dhe që i kam shtruar dje presidentit./tvklan.al