Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Kandidati demokrat për bashkinë e Tiranës Spartak Ngjela u ka premtuar drita, ujë dhe infrastrukturë, qytetarëve të zonave periferike të kryeqytetit. Avokat Ngjela ka takuar banorë të Shkozës, të njësisë bashkiake numër 1. Ngjela kërkon të zbusë indiferencën e pushtetit vendor ndaj këtyre zonave.

Spartak Ngjela:- “Po të investohet në këtë zonë, nuk fitojnë dot pushtetarët, por juve, ky është sekreti. Investimet bëhen në ato zona që nuk fitojnë qytetarët, po fitojnë pushtetarët, shumë e thjeshtë. Më mirë në një urë të madhe ku i heqin tre këmbë, se sa në rrugët normale dhe tubacionet e një zone, ku nuk fitohet dot asgjë”.

Në rast fitoreje, kandidati demokrat Ngjela së bashku me kandidatin e njësisë bashkiake nr.1 Dilaver Laçi, i kanë siguruar elektoratit të tyre ulje të papunësisë, transparencë të tarifave ndaj komunitetit, si dhe me kompetencat e një kryebashkiaku nuk do të lejojë sorollatjen e banorëve nëpër ambasadat e huaja për t’u pajisur me vizë./tvklan.al