Gazetari: Ju keni qënë për disa vjet radhazi Kryetar i Komisionit Parlamentar për Rendin dhe SHIK-un, pra kontrolli civil mbi organin e shërbimit informativ kombëtar. Ju keni dijeni për ekzistencën e një dosje përpunimi me agjenturën jugosllave në Shqipëri?

Azem Hajdari: Unë mendoj që hapja e këtyre problemeve në radhë të parë nuk është brenda etikës së vetë punës së atyre që e lejojnë nga Parlamenti për të parë organin dhe të atyre që drejtojnë organin. Megjithatë meqënëse është hedhur në treg për disa qëllime, problemi i dyshimit nëse ka pasë apo nuk ka pasë aktivitet kundërzbulimi nga Republika e Shqipërisë për shërbimin e zbulimit jugosllav une do të pohoja me përgjëgjesi se ka pasur, ka pas në të gjitha ato raste kur zbulimi shqiptar ka marrë të dhëna nga vetë rrjedhjet e tij ose ka marrë të dhëna nga shëbimet partnere për një punë agjenturore të ngritur kundër aspekteve të caktuara të cilat kanë të bëjnë me veprat penale që njeh shërbimi informativ kombëtar dhe mendoj që janë ngutur kur kanë bërë pohime të tilla persona të ndryshëm. Por unë e lidh këtë me një fakt i cili është shumë domethënës. Që kur problemet në Kosovë po shkojnë në kahun e kundërt me dëshirën kombëtare shqiptare me vetë popullin shqiptar, me vetë aspiratat e popullit shqiptar këtej dhe matanë kufirit, dhe që Fatos Nano është bindur që Kreta është një peshë e rëndë kapur pas këmbës së tij dhe që do ta zhysë atë përsa i përket pozicionit me këtë politikë është munduar që të krijojë rrjedhje anësore ose zëra anësore për të hedhur hije dyshimi mbi shërbimin informativ kombëtar. Si kryetar i Komisionit të rendit dhe SHIK-ut deklaroj me përgjegjësi që nuk është lëvizë asnjë fashikull nga puna individuale e atyre që kanë ekzistuar dhe ekzistojnë gjatë gjithë periudhës të krijimit të shtetit shqiptar. Pra, që nga periudhat fillestare kur nuk kanë qënë në skenë politike as PS dhe as PD dhe deri pas kësaj periudhe aty ka pasur një korrektësi dhe më vjen mirë që punonjësit e shërbimit, drejtoria e zbulimit dhe kundërzbulimit dhe në tërësi nuk ju kanë lejuar njerëzve të tillë që të njohin gjëra të tilla. Imagjinoni nëse drejtoritë e zbulimit do t’ju kishin thënë këtyre deputetëve kur ata kanë shkuar për një objekt pune të caktuar, për të parë materialet e SHIK-ut për rebelimin, se kemi dhe këtë në sendëkun tone, imagjinoni se ku do ta kishin çuar këta njerëz informacionin.

Gazetari: Ju thoni që ka pasur dosje përpunimi për agjenturën jugosllave në Shqipëri?

Azem Hajdari: Në gjuhën profesionale këto mendoj që janë të lidhur me aspektet e një objekti pune që ndërton një shërbim korrekt zbulimin dhe mendoj që vendet përreth hyjnë brenda këtij koncepti.

Gazetari: Atëherë si do ta vlerësonit juve deklaratën që ka hedhur Kryetari i Komisionit Parlamentar për hetimin e ngjarjeve të Marsit, zoti Spartak Ngjela, që ka thënë që unë nuk kam gjetur dosje përpunimi për agjenturën jugosllave në Shërbimin Informativ Kombëtar?

Azem Hajdari: Për herë të parë këtu dua të falenderoj Klosin që Ngjelës dhe Brahos nuk i ka lënë të gjitha çelësat e kasafortave te tij. Kjo është një meritë e atij që sot e drejton zbulimin. Ata kanë shkuar si komision parlamentar për të parë aspektet e punës shërbimit për probleme të caktuara dhe nuk kanë pasur arsye që të njiheshin nga drejtues të sotëm të shërbimit zbulimit me aspekte të tjera të punës të kundërzbulimit ose të degëve të veçanta ose të fashikujve të veçantë për persona të caktuar.

Gazetari: Si do ta shpjegonit ju faktin që ky komision, ky grup deputetësh qe ka vajtur në SHIK ka mundur të vërejë dosje përpunimi për agjentura të tjera të vendeve fqinje ose dhe agjentura partnershipi dhe pastaj thonë që ka të tilla por nuk ka për UDB-në?

Azem Hajdari: Unë mendoj që do ta ftoja zotin Klosi nëse ai ka këtë pretendim vetë drejtuesi i shërbimit në një debat të hapur lidhur me këtë problem.

Gazetari: Nuk është z.Klosi që e thotë këtë?

Azem Hajdari: Atëherë unë duhet ti paragjykoj këta investigues të këtij institucioni tepër të rëndësishëm ose në dijeninë profesionale ata nuk e njohin teknologjine e punës se vetë përdorimi i fjalës dosje ëerpunimi cidon me termin profesional nëse do të ekzistonte nga njëra anë dhe nga ana tjetër unë mendoj që shërbimet partnere nuk kryejne të tilla aktivitete siç mendon aty, problemi i dhënies dhe shkëmbimit të informacionit është një problem tjetër. Dhe unë mund të jap një rast do ta largoj problemin përtej Adriatikut. Nëse një shërbim zbulimi që ka partnership me UDB do t’i kërkonte shërbimit, po e marrim gjermani ose francezi, mund t’i kërkonte
shërbimit të zbulimit jugosllav të dhëna suplementare për një punë të një shërbimi shqiptar atje unë mendoj që në kuadër të marrëveshjes kjo mund të ndodhte, ky lloj transferimi informacioni. Pra e njëjta gjë duhet të ndodhë edhe nëse një shërbim partner me Shqipërinë do të kishte informacion dhe do ti kërkonte pala shqiptare. Kështu që brenda zinxhirit sigurisë që është e përfshirë Shqipëria dhe Shqipëria ka një zinxhir sigurie të deklaruar sot unë nuk … që nuk ka pasur shkëmbim informacioni. Problemi shtrohet nëse agjentura jugosllave ka qënë aktive apo ka qënë pasive gjatë këtyre kohëve. Do t’i thoja z.Ngjela në përgjithësi për aq sa unë e njoh për punën time të shkojë në arkivën e Kuvendit Popullor nëse e lejojnë dhe të shohë disa seanca pyetjesh me dyer të mbyllura të Komisionit Parlamentar dhe disa seanca të hapura kur ish kryetari i Shërbimit atëherë i ka raportuar Komisionit të Kuvendit Popullor për politikën e rendit dhe të Shërbimit Informativ, të paktën në dy legjislatura që unë e kam drejtuar gjatë këtë shërbim, dhe bëhet fjalë për një veprimtari subversive të kamufluar dhe kryesisht në tentativa për zotërimin e biznesit të vogël në të cilat janë informuar tavolina politike përkatëse dhe janë marrë kundërmasa të caktuara që ata të mos kenë mundësi që të depërtojnë në këtë fushë. Ka pasur dhe raste të tjera ku janë kërkuar bursa për persona të veçantë dhe shërbimi ka informuar strukturat vendimmarrëse dhe ato persona të cilët në mënyrë eksplicite kanë qënë të shquar për të marrë një bursë jashtë, ju është ndaluar, duke gjetur mënyra të tjera dhe Ngjela harron se në Shqipëri ka tre zbulime, harron që është dhe zbulimi i SHIR-it dhe zbulimi i SHIU-t.

Gazetari: Zoti Hajdari ju thatë që shërbimi jugosllav ka qënë aktiv në Shqipëri. Desha të di për periudhën të cilën ka hetuar Komisioni Parlamentar për ngjarjet e Marsit pra në periudhën Shkurt ose Janar-Qershor. Cili është informacioni që keni mbi veprimtarinë e këtij shërbimi në Shqipëri?

Azem Hajdari: Po ju them vetëm një rast. Ministri i Brendshëm Teta për rastin tim më informoi që mos shko në Tropojë sepse UDB-ja është përfshirë në një aktivitet terrorist ndaj teje dhe ndodhi atentati, u plagos dhe Bardhyl Pollo. Një, e thashë këtë në një periudhë më vonë. Raste të tjera të cilat janë pjesë e një mekanizmi shtetëror por që shërbimi i zbulimit nuk ka qënë në firmën Gjallica kjo do të ishte katastrofike ta pohosh të kundërtën e tij. Zoti Ngjela dhe të gjithë ne nuk duhet të harrojnë një fakt. Përpara dy vjetësh në parlamentin serb, Shesheli sot zv/Kryeministër i Qeverisë së Koalicionit në Serbi i thotë Parlamentit dhe Millosheviçit, ku kanë shkuar 20 milion dollarë të cilët ne i kemi vendos në funksion të shërbimit zbulimit. Nga ana tjetër ka pasur reklama të kamufluara të cilat mekanizma të funksionimit
andërgraund të sponsorizimit dhe të lëvizjes së tyre tashmë janë njohur për ekspertë analistë. Unë dua të ruaj atë pjesë sepse jam i bindur që në këtë intervistë do të tërheq vëmendjen e personave profesionalistë të cilët i çmoj dhe i respektoj ku kanë punuar në këto drejtime, do të ruaj etikën e tyre. Nuk futet dora për të nxjerrë gjëra në ato shërbime të cilat janë tepër të rëndësishëm. Dhe gjithmonë dhe kur kam qënë në pushtet dhe sot që jam në opozitë i përmbahem një aksome të vjetër, Shërbimi i Zbulimit i takon Shtetit dhe askush nuk ka të drejtë të hedhë pluhur mbi të ose të mundohet të nxjerrë diamantet ose thesaret nga ky Shërbim për t’i hedhur në rrugë. Është e patolerueshme për këdo që mund të përgojojë këtë shërbim. Megjithatë nëse akuzën kërkojnë ta bëjnë politike dhe nëse kjo akuzë nuk është naivitet i një deklarimi përpara kamerave të televizionit në emisionin “Debat” unë do isha tërësisht i angazhuar t’i kërkonim një takim drejtorit
të sherbimit për t’ja mësuar ndoshta nëse nuk i din rrugët ku ai mund të gjejë ato që kërkon.

Gazetari: Në kohën e Kongresit të 4 të PD ka pasur një deklaratë nga grupi i ashtuquajtur fraksioniste, Kreu i PD dhe anëtarë të kryesisë së PD kanë qënë agjente të UDB-së. Mendoni se kreu i Shtetit varësia e të cilit ka qënë dhe Shërbimit Informativ Kombëtar, të këtë urdhëruar ose të ketë bërë një
marrëveshje politike me ish Kryetarin e SHIK-ut zotin Gazidede që të zhduket ose të mos kqyret UDB-ja në periudhën e fundit?

Azem Hajdari: Unë nuk po ja hap fletët lakrorit sepse po respektoj teknologjinë e punës me të cilën punojnë zbulimet, por jam i detyruar ta them që aty ka punë profesionale aty dhe është përdorur dhe në diplomaci jo një herë por disa herë domethënë formula që ka rrjedhë nga këto….. por do thoja që grup fraksionist nuk ka, është bërë një përpjekje e dështuar për të krijuar një.. në kohën e Kongresit të PD me dy trafikante medioker, një përpjekje për të hedhur akuza të tilla. Shife si është problemi. PD dhe Sali Berisha ranë për mua nga pushteti ne vitin 1997 sepse duhet të vdisnin shumë njerëz në Vlorë, shumë njerëz në Berat, shumë njerëz në Gjirokastër e Sarandë, duhej të shkatërrohej ushtria, duhet të sakrifikohej politika, do reagojmë si një komb i vetëm që Fatos Nano dhe bandat e tij t’i jepej mundësia që të vdisnin shumë njerëz në Drenicë dhe shumë njerëz në Kosovë.

Gazetari: E kam fjalen tek ai urdhër që mund të ketë dhënë Presidenti nëqoftëse e ka dhëne ose marrëveshja politike që mund të ketë bëre me kreun…, ka pasur një të tillë, ju si Kryetar i komisionit parlamentar…

Azem Hajdari: Nuk mund të ketë gjëra të tilla, kurrë nuk mund të ketë gjëra të tilla. Është njëlloj sikur të thuash sot që Mejdani mund t’i imponojë Fatos Klosit që mos bëje aktivitet ndaj një shërbimi. Aty do të kishte rebelim të jashtëzakonshëm. Shërbimet e Zbulimit prezumohen. Po ju kujtoj rastin e Izraelit me Kryeministrin e Izraelit. Shërbimet e Zbulimit dhe personat
që punojnë aty prezumohen që të përceptojnë dhe të asimilojnë doza të atilla patriotizmi të cilat i ndihmojnë ata në punën e tyre që të jenë përgjegjës jo vetëm përpara ligjit kushtetues por edhe përpara flamurit dhe përpara kombit./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame