Lajme Arkiva 2003

Megjithëse kanë kaluar disa ditë nga vrasja e presidentit të klubit të futbollit “Vllaznia” Myftar Çela ndihet ende e pranishme tronditja në Tuz të Malit të Zi. Kjo ngjarje ka shtuar masat e sigurisë që vetëm në qytetin e vogël të Tuz-it ku shumica e banorëve flasin shqip, por edhe në kryeqytetin malazez Podgoricë, kjo na ra në sy që në kontaktin e parë me dëshmitarë të ngjarjes, të cilët ishte e pamundur të intervistoheshin pasi vendi ku ajo ndodhi është ende në vëzhgim të policisë.

Vrasja e Myftar Çelës është e 4 e këtij tipi në 10 vitet e fundit në Malin e Zi. Për këtë arsye mesa duket dhe për faktin se shënohet një hasmëri mes dy fiseve në zë të njohur si fiset Bajraktari edhe mediat janë treguar mjaft të kujdesshme në trajtimin e ngjarjes. Asnjë foto për të dyshuarin e vrasjes Bajram Çunmulaj nuk është publikuar. Gazetat, televizionet dhe radiot janë përpjekur të shmangin çdo lloj komenti që mund të rindezë konfliktin në këtë situatë.

Nga ana tjetër punonjësit e policisë janë përpjekur të shmangin sa më tepër kamerat për të mos tërhequr sadopak vëmendjen e njerëzve aq të ndjeshëm ndaj një ngjarje të tillë.

Pak metra larg Hotel Imperial në Tuz të Malit të zi ka ndodhur vrasja e presidentit të klubit të futbollit të “Vllaznisë” Myftar Çela. Ai ka qenë i shoqëruar nga disa miq të tij duke pir kafen në hotel, por në moment është thirrur nga i dyshuari si autor i vrasjes Çunmulaj. Në Mal Të Zi Myftar Çela apo i njohur me mbiemrin Sulxhekaj nuk kishte hyr prej 4 muajsh. Policia e Shkodrës konfirmon se po kaq kohë kishte dhe Çunmulaj që nuk hynte në Shqipëri.

Të dielën dy miq të Myftarit e marrin në telefon dhe e ftojnë për kafe, ai pranon dhe niset për në drejtim të Hanit të Hotit vend ku e prisnin miqtë. Kjo është makina e viktimës e parkuar aty rreth orës 20:00 në zonën neutrale në kufi me Malin e Zi. Nuk sqarohet ende nëse ftesa për kafe në Hotelin Imperial ka qenë e qëllimshme dihet vetëm se jashtë hotelit Bajrami dhe Myftari janë grindur ashpër dhe përfundimisht viktima është qëlluar me tre plumba në brinjë, kraharor dhe kokë. Punonjësit e policisë shumë nga detajet e krimit i mbajnë të fshehta. Megjithatë për TV Klan ata kanë deklaruar se kujto është një vrasje e tipit të rënd dhe kanë shprehur ngushëllimet familjes së viktimës në Shqipëri.

Punonjës i policisë “Dua me këtë rast ti shpreh ngushëllimet familjes e të ndjerit Myftari. Përshëndes edhe punëtorët e rendit publik të policisë së Shqipërisë me të cilët kemi bashkëpunim të mirë . vrasjet janë vepra të radha në Malin e Zi. Me siguri jashtë kjo vrasje e tërheq publikun, publiku është i interesuar për këtë vrasje për arsye se është vrarë një shtetas shqiptar në territorin e Malit të Zi.”

Nga biseda me punonjësit e policisë malazeze kuptuam se ajo të cilën po përpiqen të shmangin është një hakmarrje për këtë vrasje, për këtë arsye familja Çunmulaj me banim në Tuz ruhet nga policia. Ndërsa zyrtarisht motivi i ngjarjes është mosmarrëveshja për çështje financiare. Familja Çunmulaj ngul këmbë se ai ka të bëjë me çështje nderi dhe pretendohet se viktima ka fyer të arrestuarin si autor i vrasjes.

Të afërmit e Myftar Çelës të cilët kanë pranuar të flasin me ne por jo para kamerës tregojë se që nga muaji nëntor të dyja familjet nuk kanë pasur asnjë kontakt. Takimi i fundit është bërë në kufi mes Myftarit dhe Bajramit të shoqëruar të dy nga baballarët e tyre. Takimi ka përfunduar me shtrëngim duarsh dhe pretendohet se është sqaruar përfundimisht se Myftari i ka shlyer të gjitha detyrimet si ortak gjë që ka marrë edhe pohimin e Bajram Çunmulaj. Por ky variant hidhet poshtë nga familja tjetër, lidhja për shkak të tregtisë së përbashkët dhe më pas miqësia familjare ka nisur pas vitit ’93 dhe marrëdhëniet nisën të ftohen 1 vit më parë.

Për hetimet për këtë ngjarje të rëndë mes dy fiseve të njohura malësore policia shqiptare është në kontakt të vazhdueshëm me policinë malazeze. Konfirmohet se në fillim të javës së ardhshme, grupi homolog nga mali i zi do t’i paraqesë homologes së saj në Shkodër konkluzionin e hetimeve dhe motivin përfundimtar të vrasjes./tvklan.al