Sporti shqiptar ka humbur një prej ikonave të saj të viteve 1960-1970. Teodor Vaso, ish-futbollisti i kombëtares shqiptare dhe klubeve si Skënderbeu, Partizani dhe 17 nëntori, Tirana e tanishme është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare. Vaso ka luajtur 20 ndeshje me Kombëtaren, si lojtari me më shumë takime të futbollistëve korçarë. 

Gjatë karrierës së tij futbollistike, ai ka shënuar 26 gola duke qenë në role mbrojtëse. Gjithashtu është cilësuar futbollisti i shekullit 20, teksa u dekorua me “Medaljen e Artë” për merita të shquara nga Ministria e Arsimit dhe Sportit më 1998.

Këshilli Bashkiak i Korçës me vendimin e tij, i akordoi “EMBLEMA E ARTË E QYTETIT”. Teodor Vaso mban dekoratën “Mjeshtër i Merituar i Sportit”.

Klan News