Përdoruesit e Spotify tashmë mund të lënë komente në podcast-e. Kjo risi është cilësuar nga platforma si një mënyrë për të përforcuar marrëdhëniet e krijuesve të tyre me dëgjuesit.

Ndryshimi i shumëkërkuar do të jetë i disponueshëm që prej 9 korrikut. Kërkesa për të ka patur nga të dyja palët.

Podcast-et kanë qenë historikisht një format i njëanshëm, ndërsa ne kemi ofruar funksionalitete të tjera si sondazhet dhe pyetje-përgjigjet, por njerëzit kanë kërkuar më shumë mënyra për t’u ndërlidhur direkt”, tha Spotify.

“Tani, për herë të parë, dëgjuesit mund të dialogojnë me krijuesit e tyre të preferuar të podcast-eve në Spotifym këta të fundit mund të marrin përshtypje direkt nga audienca dhe mund të formohen komunitete të vërteta”.

Sipas kompanisë, dëgjuesit që ndërveprojnë me një podcast kanë më shumë gjasa të rikthehen brenda 30 ditëve dhe ta dëgjojnë mesatarisht nga dy deri në disa orë në muaj sesa ata që nuk e bëjnë.

Në vitin 2021, platforma prezantoi pyetje-përgjigjet dhe sondazhet për t’i bërë podcast-et më interaktive dhe shtimi i komenteve është një shtrirje më e gjerë e këtij suksesi.

Më shumë se 9 milionë përdorues ndërvepruan përmes këtyre metodave vetëm gjatë këtij viti./tvklan.al