Kjo është stërvitja e fundit e Tiranës një ditë përpara se të luaj ndeshjen historike kundër Milanit, ekipi më me shumë trofe në Itali. Për bardhë e blutë nuk do të jetë thjeshtë një ndeshje bamirësie por një ngjarje për t’u mbajtur mend. Nuk ndodh shpesh që një skuadër shqiptare të luaj kundër një ekipi kaq të madh sa Milan.

Gazetari: Me kë sheh rivalitet nga futbollistët e Milan me atë formacion që do vijnë?

Migen Memelli: “Rivalitet, tani do përballemi me mbrojtësa si Maldini, Nesta e me radhë Zenderos. Po tashi do bëjmë maksimumin, do përpiqemi t’i përshtatemi sa më shumë”.

Gazetari: Kujt do ja kërkosh bluzen në fund të ndeshjes?

Migen Memelli: “Po të shikojmë. Nuk e di. Maldinit ndoshta”.

Bledar Devolli: “Në qoftë se është Flamini, Flaminis. Të paktën këto 2 vitet e fundit ka treguar se është futbollisti më i fort në atë rol”.

Avioni i ekipit të Milanit do të mbërrij në Rinas rreth orës 10:30 paradites së të martës. Gjysëm ore më pas do të jenë në Tiranë. Rreth orës 15:00, është parashikuar një takim me kryeministrin Sali Berisha. Ndeshja do të luhet në orën 19:00, në orën 21:30 do të zhvillohet edhe darka pas ndeshjes ku do të bëhet një ankand për fanelat e skuadrës, të ardhurat do të shkojnë për bamirësi./tvklan.al

Gazetari: Erion Todhe