Lajme Arkiva 2003

Amnistia fiskale do ti dhurojë Shqipërisë 10 miliardë Dollarë që sikur bien nga qielli. Analisti për çështjet ekonomike globale Steve Forbes në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Fatos Nano ka këshilluar qeverinë të deklarojë amnistinë fiskale dhe ligjërimin e tregut informal.

Steve Forbes: “Infromaliteti është një sfide për vendin tuaj. Nëse do të aplikohej amnistia fiskale do të deklaroheshin 10 miliardë Dollar që sikur bien nga qielli”.

Skenari i amnistisë sipas Steve Forbes dhe profesorit ruso-amerikan Vladimir për Shqipërinë do të sillte afro 13 miliardë Dollar të ardhura nga të cilat 3 miliardë Dollar do ti sillnin paratë e emigrantëve. Nano ka kundërshtuar aplikimin e amnistisë fiskale duke thënë se nuk e shikon të përshtatshme kohën për të aplikuar faljen e kapitalin informal. Kryeministri shprehu dyshimet se kjo amnisti do të ishte e parregullt dhe jo legale në kushtet e Shqipërisë.

Fatos Nano: “Prioritare është krijimi I klimës së favorshme për amnisti lokale duhet të them se duhet të krijohet klimë e funksionimit të plotë të ekonomisë së tregut. Kjo do të çonte në një lidhje dhe partneritet mes shteti dhe biznesit, publikut dhe sektorit privat. Për t’ju përgjigjur standardeve dhe iniciativave të kohës”.

Forbes përsëriti se vendit tonë i duhet ulja e taksave për rritjen ekonomike, ndërsa kryeministri u shpreh se synimi për momentin nuk është ulja e taksave por lufta ndaj informalitetit.

Forbes tha se vetëm reformat e tilla mund të rrisin ekonominë shqiptare. Sipas tij të rëndësishme për tu zbatuar janë barazia ligjore për bizneset, shmangia e monopoleve, paraja e qëndrueshme dhe inkurajimi I bizneseve të reja nëpërmjet procedurave më të lehta. Forbes përsëriti kundërshtimin e ashpër ndaj fondit monetar ndërkombëtar dhe ndërhyrjen e saj në ekonominë e vendeve si Shqipëria./tvklan.al