Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.

Pezë, komunistët “i shpallin luftë” socialisteve, i quajnë armiq


Si cdo vit në Pezë u përkujtua 16 shtatori i Konferencës së Pezës, që aso kohe bëri bashkë të gjithë faktorët antifashistë në vend, në emër të clirimit të atdheut. Disa komunistë në fshatin historik u ankuan sot, se i kishin ndërprerë energjinë elektrike. Ata kishin marrë me vetë manjetofonë me bateri e kanë bërë batuta, duke i shpallur “armiq” socialistët.

Zjarrfikësit si në mesjetë, tenderin e fiton firma, që nuk plotëson kriterin


Një subjekt i fushës së komunikimit nga Durrësi ka denoncuar një tender të hapur nga bashkia e këtij qyteti për radio të zjarrfikësve.Në specifikimet teknike të tenderit, Bashkia dhe ndërmarrja e Zjarrfikësve Durrës, kanë kërkuar radio me sistem “Men Doën”, që bën të mundur njoftimin e një punonjësi, kur kolegu mund të ketë pa ndjenja në një situatë emergjence. Megjithë këtë kërkesë e megjithëse bashkia e Durrësit e ka zhvilluar dy herë këtë tender në tetor 2023 dhe qershor 2024, dy kompanitë fituese nuk e kanë këtë opsion.Gjatë trajtimit të këtij rasti abuziv, u njohëm edhe me kushtet skandaloze të zjarrëfikësve të Durrësit mungesa e krevatëve, ambienteve për të ngrënë apo tualeteve normale.

“Mund ta kenë vjedh”, ukrainasja me shtëpi në Durrës paguan 2 mijë euro ujë


Jemi në Durrës, pasi shtetasja ukrainase Tatiana Topaltseva na shpjegon, se ka blerë një apartament të vogël para dy vitesh, por prej disa kohësh ka një problem me faturat e ujit të pijshëm. Kur bleu shtëpinë, ndryshoi edhe matësin e ujit, por pas dy vitesh, pa që shënonte mbi 1000 m kub, gjë që, sipas saj, është e pamundur të jetë konsumuar.Në vapën e kësaj vere, Tatiana u detyrua të gjente mënyra alternative për ujin e munguar, derisa pranoi të lidhte një aktmarrëveshje për të paguar shumën prej 2000 Eurosh.Tatiana këmbëngul, se apartamentin e ka marrë pa ndonjë detyrim  të pashlyer.Juristi i Ujësjellësit Durrës, i thotë gazetarit, se dy lexues janë hequr nga puna, për shkak të problemeve, që kishin në punë. Ndërsa drejtori i UKD-së shprehet, se sasia e ujit është konsumuar, pavarësisht, se Tatiana mund të jetë vjedhur nga ndonjë subjekt tjetër.Gjithsesi ajo mbetet borxhlie e duhet të paguajë.

/tvklan.al