Stop – Emisioni 217 (sezoni 5)



Stop – Emisioni 217 (sezoni 5)

21:02 30/06/2020

Aksioni antidroge Shqiperi-Itali dhe kapja e 7 tone dorge me breshke.

Një aksion i përbashkët mes policisë shqiptare, Spak-ut dhe antimafias italiane bënë të mundur arrestimin e 37 personave dhe kapjen e një sasie droge me vlerë 40 milionë euro.Një tjetër aksion tregon, se kapet një sasi prej 7 tonë droge përmes një breshke të pajisur me gps.Në vend institucionet,që duhet të ekzaminojnë, ndjekin e kurojnë coronavirusin, janë shndërruar në vatra të përhapjes së tij. Kështu është mbyllur drejtoria e shëndetit publik në Durrës. Po kështu janë gjetur rate në shtëpinë e foshjes Durrës, një edukatore në Lezhë e një mjek në QSUT.

Skandali/Akuzon bashkefshatarin se i ngacmoi seksualisht vajzat,prokuroria fle.

Babai  i dy vajzave, njëra 17 vjec me prapambetje mendore dhe tjetra 20 vjec, denoncon një bashkëfshatar Xh.L, se ka ngacmuar seksualisht vajzat e tij. 

Ngjarja ka ndodhur në një fshat të Kucovës dhe duhet të zbardhej nga prokuroria e Beratit. Por prej 9 muajsh denoncuesi thotë, se asgjë nuk është bërë dhe i dyshuari për aktin e rëndë, është në gjendje të lirë.Në policinë e Kucovës na drejtuan në Prokurorinë e Beratit.Babai denoncues shkon personalisht të pyesë në prokurori për cështjen e tij, por roja i institucionit nuk e lejon të marrë të dhëna duke i thënë se do të njoftohet, kur të ketë reja, pasi për shkak të pandemisë së coronavirusit, nuk është punuar.Më pas interesohet edhe gazetari i “Stop”, por as zëdhënësi i prokurorisë nuk jep asnjë informacion, edhe pse afatet 3 mujore të hetimit, kanë kaluar me kohë.

Kamez/Pa uje por debitor ne ujesjelles, Stop zgjidh problemin e qytetarit.

Haxhi Gjutaj, banor i lagjes Valias i Ri në Kamëz, që nga viti ’93, tregon, serezulton debitor tek ujësjellësi në Paskuqan.Ai shprehet, se në shtëpinë e tij dhe në këtë zonë nuk ka fare rrjet ujësjellësi dhe ai ka paguar vetëm detyrimet për kanalizimet e ujrave të zeza.Gazetarja e “stop” iu drejtua UKT-së së Kamzës dhe drejtoritShpëtim Leskajdhe ky i fundit tha, se këtë problem e ka ndeshur të paktën edhe në 300 raste të tjera, për shkak të mënyrës, sesi ka funksionuar UKK. Pas interesimit të “Stop”, këtij rasti iu hoq debia. Drejtori tha, se po priten fonde, që të shtrohen tubacionet e ujit të pijshëm edhe në këtë zonë pa furnizim me ujë.




Të ngjashme