Lajme Arkiva 2003

Stuhi shkarkimesh në dogana. Nëndrejtori i përgjithshëm dhe 3 drejtues me kompetenca të luftës kundër kontrabandës janë liruar nga detyra.

Nëndrejtori Saimir Sinani i kontaktuar me telefon e ka konsideruar lirimin nga detyra një lëvizje normale brenda doganova, ndërsa në fakt kjo duket të ketë qenë e vetmja masë për të përligjur mosrealizimin prej 17 milionë Dollarësh gjatë 7 muajve në të dy organet taksambledhëse të tatimeve dhe doganave.

Mosrealizimet në tatime kanë ardhur si pasojë e parapagimeve vjetore të bizneseve dhe mungesat në të ardhura te biznesi VIP.

Sipas burimeve zyrtare doganat nuk kanë realizuar të ardhurat për shkak të zhdoganimeve më të ulëta të birrës dhe të karburanteve që janë mallra akcize. Importuesit kanë rritur importet akcizës gjatë muajve të parë të vitit për të mos i llogaritur më akcizat e rritura të aplikuara në korrik.

 Mosrealizimet janë flagrante duke pasur parasysh se plani i të ardhurave është po ai i vjetshmi dhe nuk ka pësuar rritjen e përvitshme prej 10%. Edhe për muajt në vijim pritet që të ardhurat të jenë të ulëta.

Mosrealizimin në të ardhura e kanë parashikuar edhe zyrtarë të ministrisë së financave dhe Fondi Monetar Ndërkombëtarë që kanë programuar shkurtime në buxhetin e shtetit. Shkurtime që pritet të aplikohen në muajt në vijim mbi subvencionet e energjisë dhe shpenzimet operative./tvklan.al