Protestat e studentëve në Bangladesh dhanë rezultat. Ato çuan në dorëhqejen e kryeministres së vendit Sheikh Hasina, e cila u largua me këtë helikopter së bashku me motrën e saj dhe u nis për në Indi.

Shefi i ushtrisë tha në një fjalim televiziv se 76-vjeçarja ishte larguar nga vendi dhe se do të formohej një qeveri e përkohshme.

Mijëra protestues hynë në rezidencën e kryeministres dhe disa prej tyre mund të shiheshin duke marrë me vete televizorë, karrige dhe tavolina në ndërtesën e cila besohet se është më e mbrojtura në vend.

Protestuesit në Dhaka u ngjitën në majë të një statuje të madhe të babait të ish-kryeministres Sheikh Hasina dhe e rrëzuan atë.

Dorëheqja e kryeministres erdhi një ditë pasi protestat në kryeqytetin e Bangladeshit vranë afro 100 persona dhe lanë qindra të tjerë të plagosur.

Studentët dëshironin për t’i dhënë fund një sistemi kuotash për vendet e punës në qeveri të cilët ata e konsideronin të padrejtë.

Klan News