treni

Tre persona u plagosën pas një sulmi me armë, në trenin e shpejtësisë së lartë që udhëtonte nga Amsterdami në Paris. I dyshuari u arrestua në stacionin e Arras, 185 km në veri të Parisit. Identiteti i tij dhe motivi i sulmit mbeten të panjohur.

Siç raportojnë mediat franceze, personi i armatosur, një afrikano – verior ishte rreth të 40 – ave. “Lë Figaro” shkruan se të plagosurit janë një britanik dhe një amerikan, i pari i qëlluar me armë zjarri, ndërsa i dyti me thikë”.

Aktori francez, Zhan Huh Anglade, që ndodhej në tren, mbeti i plagosur pasi theu xhamin për t’i rënë alarmit. Presidenti francez, François Hollande në profilin e tij në Twitter shkruajti: “Po vazhdojnë përpjekjet për të hedhur dritë mbi këtë ngjarje”.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme franceze tha se është ende herët për të folur për terrorizëm.

Tv Klan