Më shumë se 16 persona kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve ajrore të Izraelit në Gaza. Zyrtarët palestinezë thonë se mes tyre kanë mbetur të vrarë 5 gra dhe 4 fëmijë.

Një sulm mëngjesin e sotëm që përfshiu një shtëpi në kampin e refugjatëve në Gazën Qendrore vrau të paktën 10 persona, duke përfshirë katër gra dhe dy fëmijë. Spitali Awada i cili mori trupat konfirmoi numrin duke shtuar se 13 persona të tjerë kishin mbetur të plagosur.

Një tjetër sulm në qytetin e Gazës vrau 6 persona, nga ku mbetën të vdekur një grua dhe 2 fëmijë.

Izraeli shpesh herë është shprehur se sulmet synojnë vetëm terroristët dhe akuzon Hamasin dhe grupet e tjera të armatosura se rrezikojnë jetën e civilëve duke vepruar në zona të banuara.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza thotë se mbi 41 mijë palestinezë janë vrarë si pasojë e sulmeve nga Hamasi më 7 Tetor që shkaktoi luftë gati një vit më parë./tvklan.al