1

Ky është një prej autorëve të sulmeve të tmerrshme që tronditën mbrëmjen e së martës Turqinë.

Ai shfaqet duke ecur qetësisht në drejtim të terminalit, përpara se të vetëhidhej në erë.

I veshur me një xhaketë të zezë me mëngë të gjata në mes të verës, kamikazi shihet teksa po futet brenda aeroportit Ataturk të Stambollit.

Ndërsa në këtë foto, të shkëputur nga kamerat e sigurisë, shfaqet autori tjetër, i veshur i gjithi me të zeza, që qëllon në drejtim të njerëzve teksa lëviz nëpër aeroport.

2

Siç shkruan “Daily Mail”, besohet se këta janë dy nga 3 personat që u vetëhodhën në erë në terminal. Ata qëlluan fillimisht me armë në drejtim të njerëzve të pafajshëm që ndodheshin në aeroport dhe më pas shpërthyen jelekun me eksploziv që mbanin në trup.

Qeveria e Turqisë deklaroi se të tre autorët janë ekstremistë të Shtetit Islamik. Megjithatë, deri më tani ISIS nuk e ka marrë përsipër përgjegjësinë.

Të paktën 42 persona humbën jetën, pjesa më e madhe me kombësi turke ndërsa mbi 239 të tjerë mbetën të plagosur.

Mes viktimave është edhe një oficer policie, i cili në mënyrë heroike u përpoq të ndalonte një prej agresorëve, si dhe një i ri, i sapo diplomuar, i cili vdiq pasi u kthye brenda në aeroport për të ndihmuar të plagosurit. /tvklan.al