Lëvizja Socialiste për Integrim dhe LRI-ja angazhohen për rikonceptimin e maturës shtetërore, duke e cilësuar të dështuar nismën e nisur nga qeveria në kuadër të reformës në sistemin arsimor. Kryetari i kësaj partie, Ilir Meta e beri këtë deklaratë gjatë një takimi me të rinj gjimnazistë nga kryeqyteti, ku njoftoi ngritjen e një forumi online për t’iu ardhur në ndihmë të problemeve me të cilat përballen maturantet.

Ilir Meta: “Është një domosdoshmëri rikonceptimi i reformës të maturës shtetërore sepse për aq kohë sa vetëm 30% e nxënësve, e maturantëve  realizojnë preferencat e tyre për të ndjekur degë të caktuara në universitet, kjo do të thotë se kjo është një reformë dhe është një reformë gjysmake.”

Ne takimin e zhvilluar me të rinjtë gjimnaziste, Meta shprehu bindjen se zgjedhjet e 28 qershorit do t’i japin mundësinë LRI që të ketë në kuvendin e ri përfaqësuesit e saj në mënyrë që të jenë ata që do të ngrenë zërin për problemet e maturës shtetërore./tvklan.al