Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Hashim Thaçi ka mbërritur mbrëmë në Tiranë për të diskutuar me autoritetet shqiptare rreth situatës në Preshevë dhe kufirin e Kosovës me Maqedoninë. Ai ka takuar Presidentin Mejdani dhe Kryeministrin Meta me të cilët ndër të tjera ka biseduar rreth mundësive të dialogut dhe unifikimit të qëndrimit të partive politike shqiptare në Kosovë dhe Maqedoni. Në përfundim të takimit Meta-Thaçi , para gazetarëve ata kanë përshëndetur marrëveshjen e armëpushimit mes Maqedonisë dje zonës së Preshevës./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego