Dollari amerikan shënoi nivelet më të ulëta të një jave ndaj euros pas të dhënave të dobta të ekonomisë amerikane të publikuara gjatë ditës së djeshme. Ato që do të dominojnë tregjet valutore do të jenë të dhënat e punësimit që do të publikohen të premten në Shtetet e Bashkuara. Në orët evropiane të shkëmbimeve, monedha e përbashkët evropiane u shkëmbye në nivelet 1 euro=1.21 dollarë.

Sipas informacioneve të Bankës Italo-Shqiptare, në tregun tonë të brendshëm valutor, dollari amerikan ka humbur sërish terren sot ndaj monedhës sonë kombëtare duke reflektuar situatën e 24 orëve të fundit në tregjet ndërkombëtare. Ndërkohë leku është shkëmbyer iu qëndrueshëm ndaj euros. /tvklan.al