Qendra Shqiptare për të Drejtat e Njeriut dhe Ministria e Rendit angazhohen për realizimin e një projekti të trajnimit të policisë shqiptare për të drejtat e njeriut. Kjo iniciativë ka nisut në qytetin e Elbasanit. Me ftesë të drejtorit të policisë së këtij qyteti Edmond Koseni, kjo qendër ka organizuar një seminar trajnues për të drejtat e njeriut. Janë zhvilluar referate për “Të drejtat e njeriut dhe policia”, “Parandalimi i krimit dhe zbulimi i tij.”

Drejtoresha ekzekutive e kësaj qendre Kozara Kati, ka vlerësuar punën e uniformave blu të Drejtorisë së Policisë Elbasan dhe se ku vepron ligji, ka të drejta dhe njeriu, shtoi ajo. Projekti zgjat tre vjet dhe synon të trajnojë çdo polic në Shqipëri. Deri në fund të korrikut, ky projekt synon të prekë drejtoritë e policisë Tiranë, Korçë dhe Dibër./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti