Temperaturat e ngrohta dhe moti i kthjellët kanë bërë që kryeqyteti të mbetet bosh, dhe qytetarët t’i drejtohen qyteteve bregdetare.

Pas një muaji me kohë të paqëndrueshme, pjesa më e madhe ka zgjedhur t’i shfrytëzojnë rrezet e diellit, e ku më mirë së në plazh. Durrësi mbetet një nga destinacionet që është frekuentuar masivisht.

Edhe në Vlorë, pamja është e njëjtë, ku veç banorëve të qytetit, ata që kanë bërë këtë zgjedhje janë edhe turistë. Por ka dhe nga ata të tjerë që kanë guxuar të futen edhe në ujë.

Edhe java që vjen parashikon të sjellë një mot të ngrohtë dhe të qëndrueshëm.

Tv Klan