Dy persona janë vënë në pranga si autorë të  dyshuar të 7 grabitjeve në banesa në kryeqytet. Policia thotë se në bazë të provave të grumbulluara janë arrestuar në flagrancë I. I., 28 vjeç, dhe E.S., 43 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Ata kanë vjedhur bizhuteri dhe para në banesat ku janë futur.

“-Më datë 23.08.2020 kanë vjedhur disa bizhuteri në banesën e shtetasit D. C.

– Më datë 25.07.2020 kanë vjedhur disa bizhuteri dhe një shumë parash në banesën e shtetasit E.T.

– Më datë 11.06.2020 kanë vjedhur disa bizhuteri dhe një shumë parash në banesën e shtetasit E.K.

– Më datë 15.02.2020 kanë vjedhur disa bizhuteri dhe një shumë parash në banesën e shtetases I.B.

– Më datë 14.02.2020 kanë vjedhur disa bizhuteri dhe një shumë parash në banesën e shtetasit E.Rr.

– Më datë 13.01.2020 kanë vjedhur disa bizhuteri në banesën e shtetases L.A.

– Më datë 28.12.2019 kanë vjedhur disa bizhuteri dhe një shumë parash në banesën e shtetasit A.K”, njoftoi policia.

Vijojnë hetimet për të dokumentuar të tjera grabitje ku janë përfshirë këta persona. /tvklan.al