Kompmesimi i të përndjekurve politikë do të realizohet nëpërmjet letrave me vlerë. Qeveria vendosi të lejojë pjesmarrjen në privatizimet e kompanive ende shtetrore të të përndjekurve nëpërmjet letrave me vlerë të akorduara shtatë vjet më parë që kapin nje shifër prej njëmbëdhjetë miliardë lekësh.
“Ndryshimi i miratuar sot mundëson përfshirjen e letrave me vlerë në mbështetje të proçesit të integrimit të ish të dënuarve dhe të përndjekurve politikë, në proçesin e privatizimit të paketave shtetrore të aksioneve në shoqëritë tregtare me kapital shtetror si dhe në privatizimin e disa objekteve potenciale në rrethet kryesore të vendit.”
Vendimi i qeverisë vjen pas protestave të vazhdueshme të të përndjekurve politikë dhe kërkesave për dëmshpërblim monetar të viteve të burgut. Në ambientet poltike janë hedhur disa variante për mënyrën e dëmshpërblimit. Njëri prej varianteve të hedhura nga disa deputetët konsideronte dëmshpërblimin me paratë e privatizimit të Bankës së Kursimeve, variant ky i kundërshtuar nga Fondi Monetar Ndërkombtar. /tvklan.al