“Shoqata mbarëkombëtare e integrimit të të burgosurve të përndjekur në politikë të Shqipërisë i ka propozuar presidentit të republikës, Bamir Topi, që në reformën për drejtësi dhe në emërimin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë të ketë edhe individë nga klasa e të përndjekurve politikë që plotësojnë kushtet morale, profesionale dhe ligjore. Presidenti ka rënë dakord me ne që kryengritja e Postribës, që kryengritja e parë anti-komuniste në Evropë dhe revolta e Spaçit, propozimi i shoqatës tonë ka qenë që ato të dekorohen me dekoratën më të lartë, Nderi i Kombit”./tvklan.al