Të shtunën, Joshua Kimmich ishte pjesë e skuadrës së Gjermanisë që mposhti Danimarkën 2-0 në raundin e 16-s së këtij turneu.

Në një mbrëmje plot me emocione dhe momente dramatike falë nënës natyrë dhe VAR, skuadra e Nagelsmann arriti të siguronte kualifikimin në çerekfinale.

Me kualfikimin gjermanët e dinin se do të përballeshin me një nga fituesit e çiftit Spanjë- Gjeorgji.

Veç rastit të autogolit, spanjollët dominuan skuadrën gjeorgjiane në ndeshjen e zhvilluar të dielën. Pasi i ka fituar të katër ndeshjet deri më tani në Euro 2024, Spanja ka qenë emocionuese për të parë, diçka që Kimmich e vuri në dukje në konferencën për shtyp të DFB-së të hënën pasdite:

Kimmich: Spanjollët bënë përshtypjen më të mirë dhe i kanë fituar ndeshjet e tyre me shumë besim. Ata luajtën shumë mirë. Unë mendoj se do të jetë një lojë e mire, çdo tifoz neutral mund ta presë me padurim. Nuk e di nëse spanjollët ishin të lumtur që do të na kenë në çerekfinale. Njerëzit mezi presin për ndeshje si kjo.

Megjithatë, Kimmich shpjegoi se ai, së bashku me pjesën tjetër të skuadrës së Gjermanisë, po pret me padurim të përballet me Spanjën, të cilën ai beson se mund ta mposhtin.

Kimmich: Ne duam të mposhtim spanjollët në këtë turne. Ky është absolutisht qëllimi ynë. Spanja është një ekip që dëshiron të kontrollojë lojën. Por edhe ne këtë duam. Ne kemi nevojë për dinamizëm, guxim dhe fuqi. Shpresoj se do të kemi edhe avantazhin e shtëpisë. Në fund, është përgjegjësia jonë në fushë të marrim tifozët me vete.

Në fushë pritet të jenë e rëndësishëm për suksesin e Gjermanisë Nico Williams dhe Lamine Yamal, dy lojtarët e krahut të Spanjës të cilët janë paraqitur mjaft mirë në këtë turne. Kimmich gjatë konferencës për mediat tha se ata (gjermanët) duhet të përgatiten për ndikimin e sulmuesve anësorë të Spanjës.

Kimmich: Ata kanë dy djem të mirë në krahë. Do të jetë shumë interesante, ne duhet të gjejmë zgjidhje si ekip. Le të shohim se çfarë do të ndodhë

Ylli i Bayern Munichut pritet të jetë ai që do të mbrojë Williams të premten, pasi Nagelsmann nga mesfushor mbrojtës e ka zhvendosur në krahun e majtë të mbrojtjes.

Megjithatë, Kimmich deklaroi se ai nuk po mendon të kthehet në rolin e tij të mëparshëm në mesfushë dhe është plotësisht i fokusuar në këtë pozicion.

Kimmich: Roli nuk ka ndryshuar shumë. Unë u përpoqa të fitoja në si numër gjashtë (si mesfushor) dhe tani po përpiqem të fitoj si mbrojtës i djathtë. Nuk bëhet fjalë për të bërë ndonjë përparim; ka të bëjë vetëm me fitoren. Roli im në fushë është relativisht i parëndësishëm./tvklan.al