Temperaturat e ulëta që kanë përfshirë këtë javë Shqipërinë  kanë shtuar numrin  pacientëve në dyert e spitaleve,sipas mjekëve të spitalit pediatrik në QSUT ditët e fundit ka pasur një fluks pacientësh të prekur nga një virus gripal që prek kryesisht rrugët e frymëmarrjes.

Mjeku: Problemi është se  në përgjithësi janë infeksione të  cilat fillojnë si infeksione të grykës dhe shpesh herë si veçori e një infeksioni që ne takojmë në praktikën e përditshme  është sepse shpesh herë përfundojnë  në infeksione pleumonare. Pra me fjalë të thjeshta, fillojnë si infeksione të grykës dhe përfundojnë me ftohje. Karakterizohen shpesh herë nga një kollë, nga temperatura, nga ulja e oreksit.

Moshat e prekura nga ky virus i shfaqur ditët  e fundit janë nga më të ndryshmet, por sipas mjekëve më të goditur kanë qenë fëmijët dhe të moshuarit. Mjekët thonë se ky virus në qoftë se nuk kurohet menjëherë mund  të lërë edhe pasoja në të ardhmen.

Mjeku: Prindërve do u sugjeroja që ti vizitojnë mirë fëmijët e tyre që me fillimin e temperaturës, për vetë faktin se këto tipe infeksionesh japin shpesh komplikacione, ndërlikime, të cilat  pastaj është shumë e vështirë, qoftë nga kostoja e mjekimit, qoftë nga koha e zgjatjes, qoftë nga qëndrimi që duhen mbajtur fëmijët brenda shtëpisë, në  krevat etj./tvklan.al