Një plagosje me thikë ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Zhupan të Fierit. Policia njofton se 33-vjeçari me iniciale A.N. ka tentuar që të vrasë me thikë për motive të dobëta 59-vjeçaren me iniciale F.N., e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Në vijim të veprimeve proceduriale, uniformat blu kanë arrestuar 33-vjeçarin për veprat penale “Vrasje për shkak të mardhenieve familjare”, mbetur në tentativë, dhe “Posedimi, blerja, mbajtja, apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Në cilësinë e provës materiale u gjet dhe sekuestrua mjeti prerës (thikë). Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme./tvklan.al