Ndihemi sikur të kemi lindur për herë të dytë. Kështu shprehen shqiptarët të cilët e kanë përjetuar tmerrin e tërmetit e 6 prillit në rajon Abruco të Italisë, të vizituar nga TV klan 1 javë pas tërmetit. Ata tani janë të vendosur në kampet e ngritura ku thonë se janë të kënaqur nga trajtimi prej autoriteteve dhe nga kushtet që u ofrohen. Por shtojnë se tërmeti i ndodhur ua ka ndryshuar jetën.

“Kemi parë një tragjedi të keqe që do ta mbajmë mend gjithë jetën”.

“Dëme të mëdhaja kemi, edhe kemi pas viktima”.

“Duhet të jena të fortë e të shkojmë përpara si të gjithë”.

Isen Saliu: “Gjendemi në kampin Paganika ku janë të vendosur mbi 1 mijë persona të cilët pësuan në tërmetin e 6 prillit. Në mesin e tyre ka rreth 100 shqiptar kryesisht nga rrethi i Gostivarit dhe Tetovës së Maqedonisë”.

Nëpër kampet e ngritura në Lakuila, Paganik, .. dhe .. janë strehuar 300 deri në 350 shqiptarë, kryesisht nga Maqedonia të cilët punojnë dhe jetojnë në rajonin Abruco. Tërmetin më së rëndi e kanë përjetuar fëmijët të cilët edhe më tëj manifestojnë traumat e marra. Në mesin e tyre ka edhe të lënduar.

“Çikën ma kishte mblu krejt gurzit, e kishin mblu mezi se e kemi qit. Hala friken po..”.

Në momentet kur ekipi i TV Klan qëndrojë në këto kampe, shqiptarët e atjeshëm u vizituan edhe nga konsulli i Maqedonisë në Romë Leonard Marku.

Leonard Marku: “Ambasada e Republikës së Maqedonisë, e veçanërisht sektori i konsullor i saj ka bërë, bën dhe çmos në kuadër të përpjekjeve për t’u dalë në ndihmë dhe për tu vënë në funksion të të gjitha kërkesave dhe nevojave të popullsisë tonë të goditur prej pasojave të tërmetit”.

Vlerësimet e larta për kontributin e komunitetit shqiptarë në këtë rajon, posaçërisht pas tërmetit katastrofal jep edhe kryetari i komunës Poçoficenca, Nicolas Mena.

Nicolas Mena: “Shqiptarët e këtushëm ndjehen si pjesë e komunitetit tonë. Ata japin kontribut të çmueshëm për këtë rajon. Kurse posaçërisht ka ndihmuar në ngritjen e kampeve dhe tejkalimin e pasojave të tërmetit”.

Rajoni Abruco dhe më tej vazhdon të dridhet nga tërmetet të intensitetit më të vogël. Në çdo cep edhe më tej vërehen gërmadha si dëshmi për tërmetin e ndodhur./tvklan.al

Gazetari: Isen Saliu