Përderisa kanë votuar në numër relativisht të madh për kandidatët për kryetar komunash, shqiptarët e Maqedonisë në mënyrë masoike kanë bojkotuar votimet për president shteti në raundin e dytë të zgjedhjeve të sotme presidenciale. Në këtë mënyrë është sjellë në pikëpyetje arritje e censusit prej 40%  e daljes në votime që është i domosdoshëm që zgjedhjet të jenë të suksesshme. Shkak i këtij bojkoti është pakënaqësia nga ajo që kanë ofruar për shqiptarët 2 kandidatët presidencial Gjorge Ivanov dhe Ljubomir Frckoski.

“Pse se pamë të arsyeshme që popullatën shqiptare se kanë përfshi askund”.

“Por nuk votuam për president se nuk është tu ju interesu shqiptarëve në përgjithsi se kurrfarë të drejte s’na ka thonë që psh me na realizu një drejtën tonë shqiptare”.

“Nuk fituam asgjë edhe pse votuam që 8 vjet. Premtime të plota a për popullin shqiptarë s’ka asgjë”.

“Ata premtime qe tha ky shoku, premtime të plota ama punë kërkund si kanë”.

Në shumë vendvotime në pjesët e banuara me shqiptar. Për president shteti kanë votuar më pak se 20% e atyre që kanë dal të votojnë për kryetar komune. Sipas komisionit shtetërorë zgjedhor deri në ora 17:00 për president shteti kanë votuar 34 % e votuesve që është për 11% më pak se para 2 javëve.

Zgjeëdhjet në orët e paradites janë zhvilluar në mënyrë të qetë. Mirëpo në ora 17:00 në Stugë ka ndodh një incident, pasi policia ka arrestuar 5 akticvist të BDI-së me pretekst se kanë penguar procesin zgjedhor. Informohet për një rast të ngjashëm edhe në Tetovë ku policia ka arrestuar një aktivist të PDSH-së por ai ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Isen Saliu: “Si duket as Gjorge Ivanov i VMNR-DPMNE-së e as Ljubomir Frckoski, i LSDM me platformën e paraqitur mes dy raundeve zgjedhore nuk ka tërhequr votuesish shqiptarë për t’u dhonë përkrahje në raundin e dytë zgjedhor. Në të gjitha vendvotimet vërehet disbalancë e madhe mes votuesve që votojnë për kryetar komunash dhe për president shteti. Në shumë raste dallimi është madje 80% në favor të kryetarëve të komunave. Nga Shkupi për TV Klan Isen Saliu”.

Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale është zhvilluar paralelisht me raundin e zgjedhjeve lokale në 43 komuna ku kryetar të komunave nuk janë zgjedh në raundin  e parë. Në rast se zgjedhjet dështojnë, atëherë në afat prej 3 deri 6 muaj duhet të organizohen zgjedhje të reja presidenciale. Deri atëherë detyrën e presidentit të shtetit do ta ushtrojë kryetari i parlamentit Trajko Veljanovski. Nga Shkupi për TV Klan Isen Saliu./tvklan.al

Gazetari: Isen Saliu