Gjykata e Durrësit ka lënë në burg 40-vjeçarin i cili terrorizoi fëmijët dhe banorë të zonës së Shkëmbit të Kavajës. 

Aleks Marku u shfaq i qetë para gjykatës ndërsa deklaroi se qëlloi me armë zjarri për vetëmbrojtje. Sipas tij në banesë kishte edhe persona të tjerë dhe ai ndihej i kërcënuar. Nisur edhe nga kjo deklaratë autoritetet vijojnë ti qëndrojnë versionit se e gjithë ngjarja ka ndodhur kur 40-vjeçari ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike.

Në apartamentin që ai kishte marrë me qira ndodheshin edhe fëmijët e tij të mitur ndërsa Marku bëri rezistencë për t’iu dorëzuar policisë. Ai ka qenë edhe më parë i akuzuar për dhunë ndaj bashkëshortes dhe kjo e fundit ka qenë e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Klan News