Teuta u rikthye te fitorja në kampionat, pasi mposhti Skënderbeun me përmbysje me rezultatin 3-2, në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt në Superligë.
Ishte një ndeshje me dy tablo, me pjesën e parë që foli për koçarët, ndërsa e dyta për durrsakët.
Nikaj zhbllokoi rezultatin në minutën e 9-të, duke i dhënë avantazhin vendasve, ndërsa Teuta barazoi shifrat falë një goli të shënuar nga Beqja në minutën e 37-të.
Në fraksionin e dytë, durrsakët përmbysën rezultatin, falë golave të Preknicajt në minutën e 66-të dhe Krujës në minutën e 73-të.
Me këtë triumf, Teuta merr vendin e katërt me 6 pikë, ndërsa Skënderbeu renditet në vendin e shtatë me 4 pikë. /tvklan.al