Edhe pse kombëtarja shqiptare humbi, vlerësimi i futbollistëve nuk është i dobët. Në fakt ne nuk pamë Shqipërinë që na ka lumturuar gjatë kualifikueseve të Europianit, por lojtarët bënë më të mirën e mundshme në kushtet fizike. Jo më kot vlerësimi i kompanive të statistikave është me nota mesatare për kuqezinjtë.

Më i miri prej tyre, mesfushori Ylber Ramadani, i cili është vlerësuar nga Sofascore me notën 7.4.

81 prekje të topit, 84% saktësi në pasim. Sikurse duket qartë, zona e tij e mbulimit është e gjithë mesfusha duke shkatërruar aksionet e kundërshtarit dhe duke penguar edhe sulmuesit gjeorgjianë. Pas tij vjen Kristjan Asllani me 115 prekje të topit dhe 94% saktësi në pasime.

Në fakt Asllani ishte një nga lojtarët që shpenzoi më shumë energji ndaj Gjeorgjisë në përpjekje për të organizuar lojë dhe aksione. Ndër më të mirët është edhe Mario Mitaj, i cili si mbrojtës i majtë ishte një piston i vërtetë duke zaptuar krahun e tij drejt mesfushës kundërshtare, pa dalë nga roli.

Tv Klan