Vllaznia triumfoi me rezultatin 3-1 në shtëpi ndaj Egnatias, në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt në Superligë.

Paraqitje bindëse e shkodranëve përpara publikut të tyre. Mala zhbllokoi takimin në minutën e 16-të, duke i dhënë avantazhin kuqebluve, por Ujka barazoi në minutën e 27-të për Egnatian.

Në minutën e 40-të, Qato me një supergol nga jashtë zone, riktheu avantazhin e vendasve. Në pjesën e dytë kishte vend edhe për një gol të Bekim Balajt, që vulosi takimin në 3-1.

Vllaznia rikthehet te fitorja dhe merr përkohësisht vendin e parë me 7 pikë, po aq sa Egnatia e vendit të dytë. /tvklan.al