“Qeveria e Shqipërisë e vlerëson raundin e dytë e zgjedhjeve lokale si një hap tjetër pozitiv në rrugën e konsolidimit të parametrave demokratikë të jetës në vend. Edhe raundi i dytë i zgjedhjeve u zhvillua në mënyrë transpareente, të lirë dhe të ndershme. Atmosfera e zgjedhjeve ishte e lirë dhe paqësore. Deklaratat e qeverisë greke nëpërmjet zëdhënëses së saj ishin dhe disa deklarata e emocionale të mbështetura në interpretime dhe keqinformime dhe kështu doli e vërteta. Për shembull ata thanë që qytetarët shqiptarë me origjinë greke ishin penguar në Kakavijë për të hyrë, por në fakt e vërteta ishte se qeveria shqiptare kishte vënë në dispozicion mjetet për të mundësuar të gjithë qytetarëve qofshin me origjinë greke, qofshin shqiptarë që do të votojnë zonat e tyre të kishin mundësi të votonin dhe i përshëndet ata qytetarë që i përgjigjen thirrjes për të votuar.”/tvklan.al