Tirana do të bëhet nesër pikëtakim i presidentit Alfred Moisiu me dy homologët e tij, atë të Kroacisë Stjepan Mesic dhe maqedonasin Boris Trajkovski.

Sipas zëdhënësit të presidentit shqiptar Samiti i Tiranës ka për qëllim përcaktimin e një linje të përbashkët mes Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë për anëtarësimin në NATO.

Arjan Konomi: Në këtë Samit do të përcaktohen qëllimi dhe detyrimet e përbashkëta në rrugën e integrimit të tre vendeve tona drejt NATO-s. Gjithashtu në Samit është i ftuar edhe ambasadori i shteteve të Bashkuara në Tiranë James Jeffrey si përfaqësues i departamentit të shtetit. Samiti i Tiranës dhe deklarata e presidentëve do të mundësoj përshpejtimin e procesit të marrëveshjes Adriatik 3 që do të parashikohet të shkruhet në muajin Mars të këtij viti.

Në deklaratën përfundimtare tre presidentët pritet të mbajnë edhe një qëndrim të përbashkët për krizën e Irakut./tvklan.al