Edhe për shumë kohë nuk do të kemi emrin zyrtar të kryetarit të bashkisë dalë nga zgjedhjet e 12 Tetorit. Pas situatës së zvarrët Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve do të nis administrimin e kutive dhe procesverbalëve për kryetarin e bashkisë së Tiranës për të gjitha qëndrat e votimit. Sipas kryetarit Celibashi edhe me shumicë votash puna do të nis me tabelat e rezultateve që janë brënda kuadrit ligjor. Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve do të shprehet edhe ndaj ankesave dhe kërkesave të paraqitura nga palët, Ngjela si dhe avokati i tij kanë denoncuar parregullsitë e këtij procesi.

Spartak Ngjela: “Për shkatërrimin e këtij procesi zgjedhor janë të implikuar penalisht deri tani dhe këtë e theme me bindje profesionale, mbi 200 persona”.

Ndërësa avokati mbrojtës i Edi Ramës kontenston denoncimet si dhe tabelat e fallsifikuara.
“Vlerësimin lidhur me faktin që është e fallsifikuar apo nuk është e fallsifikuar, atë ta gjykojë ky komision, fakti që këtu flitet për procese penale të hapura të mbi 200 komisionerëve unë do ta quaja si një llojë shantazhi ose presioni që bëhet ndaj KQZ, sepse detyrat janë të ndara mes këtyre institucioneve”.

Seanca e parë është mbyllur duke kërkuar prezencën e antarëve të Komisionit të Qeverisjes Vendore si pjesë e këtij procesi./tvklan.al