Votimi i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, për të shpallur 11 Korrikun si ditën e përkujtimit të masakrës së Srebrenicës, është përshëndetur dhe nga Presidenti i Republikës dhe ministri i Punëve të Jashtme.

Begaj e cilëson votën dhe angazhimin e Shqipërisë si konfirmim se është në grupin e vlerave perëndimore.

Ministri Hasani veç urimit flet për faktin se Shqipëria ishte bashkësponsorizuese e kësaj rezolute duke e mbështetur, thotë ai për një nga faqet më të errëta në historinë e Ballkanit e gjithë botës.

Tv Klan