Riadi do të jetë sërish qendra e boksit. Në qytetin e Arabisë Saudite do të mbahet takimi i radhës mes kampionit të padiskutueshëm të botës në peshat e rënda, Oleksandr Usyk dhe Tyson Fury.

Ukrainasi, mbajtës i titujve WBA, WBC, IBF dhe WBO dhe boksieri britanik do të ngjiten sërish në ring përballë njëri-tjetrit më 21 dhjetor të këtij viti. Një ndeshje revanshi që do të përcaktojë kampionin absolut të botës në peshat e rënda.

Vetëm pak ditë më parë, Usyk arriti të marrë katër tituj kampion Bote pas vendimit unanim të gjyqtarëve. Duke fituar me pikë ndaj Fury pas 12 raundesh.

Klan News