Nënkryetarja e partisë demokratike Jozefina Topalli ka dhënë shpjegimin e saj për deklaratën e deputetit të PAD-së Preç Zogaj se nëse qeveria qëndron indiferente ndaj protestave të opozitës atëherë mund të ketë revoltë qytetare.
Jozefina Topalli: “ka një vetdije në opinionin publik shqiptar dhe ësht kjo vetdije që ne, ëë, na ka, na ka inkuraju ose na detyron, na ka detyru që të ndërmarrim kët lëvizje të fuuqishme “Nanu ik!” si një lloj parandalimi të asaj që mund të ndollin, ëë, si një dalje jashtë kontrollit të, të, të, të gjithë situatës dhe pikrisht lëvizja “Nano ik!” është pr, parandalu daljen jashtë kontrollit të, të, të situatës në vendin tonë.”
Zonja Topalli foli edhe për atë që e quajti “duel mediatik” midis dy burrave të mëdhenj të shtetit Mustafa Kërçuku dhe Theodhori Sollaku.
Jozefina Topalli: “Në kët duel shqiptart mundtë bënin vetëm një koment, se shteti është mposhtur nga korrupsioni, se ligji ësht jetim në Shqipri, se hajduti ësht anonim, se hapja e dosjeve ësht demode, se korrupsioni ësht imun.”
Lufta kundër korrupsionit tashmë është vetëm një iluzion, përfundoi Topalli. /tvklan.al