19-vjeçarja Mitilda Gode, nga Rrëmbesi i Korçës. Të cilës 12 ditë më parë i është transplantuar veshka e dhuruar nga babi, ka lënë spitalin duke u rikthyer në shtëpinë e saj. Mjekët deklarojnë se tashmë operacioni konsiderohet i suksesshëm. 19-vjeçarja do ti kthehet jetës normale, por duke qenë gjithmonë në n kujdesin e mjekëve.

Mystafa Xhani: “Sot mund të themi që misioni kirurgjikal mbaroi me sukses. Ecuria e vajzës ishte brenda parametrave të normës”.

Nestor Thereska: “Janë shumë të ndjeshëm këto sëmundje ndaj infeksioneve, qofshin infeksioneve të zakonshme, qoftë infeksioneve virale dmth çdo lloj infeksioni. Prandaj neve muajt e parë sidomos i mbajmë jashtë zakonisht në vëmendje”.

Suksesi i operacionit ka gëzuar më shumë vetë pacienten dhe familjarët e saj.

Gazetarja: Si ndiheni?

Matilda Gode: “Shumë mirë jam, shumë mirë. Unë shpëtova, se me dializë nuk rriheshe”.

Ndreçi Gode: “Nga sëmundja që pati, nga diagnoza që përcaktuan mjekët. Thanë që ne duhet të bëjmë transplantin dhe e vendosëm që do t’ia jepja unë si baba dhe kjo ishte një dëshira ime jo se ishte një gjë me fjalë. Dëshira ishte që dhe vajza të eci akoma në jetën e saj”.

Pas transplantit të parë mjekët nefrolog dhe urolog të QSUNT-së po përgatiten për transplantin e radhës që do të jetë në fund të prillit./tvklan.al

Gazetare: Brunilda Cami