Dy ditë qëndrese e kërkesa konform kontratës së lidhur dhe konflikti mes tragtarëve fierakë dhe bashkisë është zgjidhur. 120 tregtarë të një supermarketi dykatësh në qytetin e Fierit, e cila është pronë e bashkisë ka protestuar ndaj dy institucioneve Prefekturës dhe Bashkisë. Shkak i kësaj proteste ka qenë urdhri i Këshillit Bashkia të qytetit i cili urdhëronte tregtarët të linin dyqanet pasi kjo godinë do të rikosntruktohej edhe pse midis bashkisë dhe tregtarëve ishte një kontratë që mbaronte në fund të muajit dhjetor.

Sipas bashkisë, shkaku i largimit të tregtarëve është se një firmë ka fituar tenderin për të marrë me qira këtë treg, mbi të cilin do të investonte mbi 100 mijë dollarë për ta bërë modern dhe bashkëkohor. Por tregtarët kanë qenë dakord që godina të rikonstruktohej, por nuk kanë marrë garancinë në do të ktheheshin përsëri në vendet e tyre të punës.

Një përfaqësi e tyre është takuar me prefektin e Fierit Rajmonda Stefa, e cila i ka përcjellë në bashki duke iu premtuar se problemi i tyre do të zgjidhej. Kryetari i bashkisë është takuar me përfaqësinë e tregtarëve dhe ka rënë dakord me kërkesat e tyre, të cilat ishin: kthimi në vendet e punës dhe për këtë është hartuar dhe një kontratë e firmosur nga kryetari i bashkisë, por edhe tregtarët fierakë. /tvklan.al