Me një vendim 6 me 3 anëtarët e Gjykatës së Lartë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë një imunitet të pjesshëm ish-presidentit Donald Trump.

Duke iu referuar rastit të Donald Trump, i akuzuar për sulmet e 6 janarit si përpjekje për të përmbysur rezultatin zgjedhor, Gjykata thekson se presidentët kanë imunitet absolut nga hetimet për veprimet zyrtare. Ndërsa theksohet se nuk e gëzojnë atë për veprimet jo zyrtare.

Vendimi që i jep mbrojtje nga hetimi penal, u përshëndet menjëherë nga Donald Trump, i cili e cilësoi si një fitore të madhe për Kushtetutën e demokracinë.

Trump, i cili është kandidati i republikanëve përballë Joe Biden për zgjedhjet presidenciale të 8 nëntorit, po hetohet edhe për fshehje të të ardhurave të biznesit të tij.

Tv Klan