Ish-presidenti amerikan Donald Trump, ka lënë të hapur mundësinë për një përballje tjetër televizive me kundërshtaren e tij në garën për Shtëpinë e Bardhë, Kamala Harris. Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve në Pensilvani, kandidati republikan tha se megjithëse nuk kishte patur në plan një debat të dytë, ai dhe ekipi i tij po shihnin mundësinë për tjetër përballje, kësaj here në televizionet NBC dhe FOX.
“Ne po e shikojmë, por e dini, kur fitoni, nuk duhet domosdoshmërisht ta bëni diçka për herë të dytë, kështu që do të shohim”.
Nga ana tjetër edhe rivalja e tij, Kamala Harris konfirmoi përmes drejtueses së saj të fushatës se është e gatshme për një tjetër përballje me Trump.
Trump dhe Harris u takuan për herë të parë si kandidatë në debatin televiziv në Pensilvani të martën mbrëma, i cili sipas sondazheve u fitua nga kandidatja republikane. Një sondazh i YouGov me më shumë se 2,000 persona të regjistruar që ndoqën të paktën një pjesë të debatit zbuloi se 54% mendonin se Harris fitoi, ndërsa 31% mendonin se fitoi Trump.
Ndërsa në një sondazh i CNN me 600 votues të regjistruar, nxori fituese Harrris me 63 për qind, ndërsa 37% e tyre thanë se Trump kishte performuar më mirë. Rrjeti televiziv amerikan FOX raporton se edhe republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve kanë shprehur privatisht zhgënjimin për performancën e ish-presidentit Trump në debatin e tij kundër Zëvendës Presidentes Kamala Harris të martën.
Tv Klan