Këngëtarja Tuna Sejdiu është diplomuar në degën Komunikim Masiv në Universitetin New York të Selanikut, e megjithatë ajo zgjodhi rrugën e këngës.

E ftuar në “Kurthin e Piter Pan” 2023, këngëtarja Tuna është shprehur se momentin që ka marrë diplomën, ja ka dorëzuar të atit dhe i ka thënë që pavarësisht fushës së studimit, ajo do të bëhej këngëtare.

Alketa Vejsiu: Tuna, ti ke studiuar në New York University Selanik për gazetari. Pse zgjodhje këngën Tuna, ti mund të kishe qenë këngëtare fantastike?

Tuna Sejdiu: Unë vendosa që të bëhem vetëm këngëtare, atë ditë që mora diplomën, besoj që çdo prind ndonjëherë sforcon fëmijët jashtë dëshirës së tyre dhe ne e kemi si një lloj përgjegjësie që t’i bëjmë krenarë. Unë jam diplomuar në Komunikim Masiv në Selanik dhe ditën kur e mora diplomën, në mënyrë ceremoniale ja dorëzova babit tim, i cili shpresoj që më ndjek sonte dhe i thashë se kjo është për ty i dashur sepse unë dua të bëhem këngëtare. Këtë që do të doja ta jepja si këshillë për të gjithë fëmijët që gjithmonë duhet të ndjekin ëndrrat e tyre./tvklan.al