Kryeministri i vendit, Edi Rama ka mbërritur në Milano për takimin me diasporën në Itali. Kryeministri Rama shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Linda Rama.

Pallati i sportit “Maria Piantanida” në qytezën e Varezes, pranë Milanos është mbushur plot me emigrantë shqiptarë në pritje të takimit me kryeministrin Edi Rama.

Më herët, në një postim në rrjetet sociale, Rama tha se ky pallat sporti do të jetë dhe më i madh se në Athinë me shpresën që askush të mos mbetet pa gjetur vend ashtu si ndodhi në Greqi.

“Mirëmëngjes dhe nga Rinasi ku po nisemi për vallen e dytë kuqezi në Europë, me shqiptarët e Italisë që sipas kërkesës së tyre do t’i mikpresim në një pallat sporti edhe më të madh se në Athinë, me shpresën që askush nuk do të mbetet pa gjetur vend siç fatkeqësisht na ndodhi në Greqi, ju uroj të gjithëve një të diel sa më të mbarë.”


/tvklan.al