1 kilogram e 110 gramë drogë të llojit heroinë si dhe një pistoletë e tipi TT me fishekë janë bllokuar nga kontrolli i policisë në Durrës në banesë shtetasve Ramadan Ali Prizreni 51 vjeç dhe Lulzim Ramadan Prizreni 24 vjeç, që të dy të lindur në Kukës dhe banues në Durrës. Forcat e Komisariatit të Durrësit e kryen arrestimin e të dy shtetasve të padënuar më parë pasi gjetën dhe bllokuan me cilësinë e provës materialet në banesën e tyre./tvklan.al