Manchester United është në prag të blerjes së mesfushorit Manuel Ugarte nga Paris Saint-Germain. “Djajtë e kuq” kanë rënë dakord që të paguajnë 60 mln euro për lojtarin, raporton Daily Mail.

Klubi parisien nënshkroi Ugarte nga Sporting vitin e kaluar për një tarifë prej rreth 60 milionë eurosh. Nisur nga fakti se francezët nuk do të humbasin financiarisht, ata nuk e pengojnë largimin.

Nisja ishte e mirë për Ugarte në “Park de Prins”, por në vazhdim ai u gjykua si i papërshtatshëm për stilin e lojës së Luis Enriques. Tekniku i PSG mendon se futbollisti ka probleme sa i përket zotërimit të topit.

Gjithsesi, trajneri i United, Erik ten Hag, beson se 23-vjeçari mund të ketë një impakt të madh në “Old Trafford”. Pavarësisht vështirësive te parisienët, në total sezonin e shkuar ai bëri 37 paraqitje, ndërsa PSG fitoi tripletë titujsh, Ligue 1, Coupe de France dhe Trophee des Champions.

Por Luis Enrike nuk preferoi që ta grumbullonte për sfidën e parë të PSG kundër Le Havre në Lig 1. Ugarte ka luajtur edhe në 22 takime me kombëtaren e Uruguait, ku debutoi në 2021.

Klan News