3 persona mbetën në kërkim për ngjarjen

Gjykata e Lezhës la në burg pa afat Agron Pukën, 54-vjeçarin, i cili u plagos në një atentat të mërkurën në datën 6 Mars në fshatin Rrilë.

Policia ka shpallur në kërkim Vinçens Tukun, Amarldo Kolën dhe Kevin Ndoka si autorë të dyshuar të ngjarjes me motiv një konflikt të ndodhur disa ditë më pare në një lokal në hyrje të Lezhës.

Hetimet treguan se Puka iu kundërpërgjigj atentatorëve të tij, duke qëlluar me një pistoletë që mbante me vete pa leje.

Policia e referoi 54-vjeçarin në Prokurori për akuzën e armëmbajtjes pa leje dhe vrasjes me dashje të mbetur në tentativë dhe këtë të diel iu komunikua masa në spitalin e traumës ku po qëndron prej disa ditësh.

Puka u tha hetuesve se kishte qëlluar për vetëmbrojtje, por ky fakt nuk e përjashton atë nga përgjegjësia penale. Ngjarja u regjistrua mëngjesin e 6 marsit, pak minuta pasi 54-vjeçari kishte lënë fëmijët në shkollë.

Tv Klan